fbpx

Franca shtrëngon masat ndaj imigrantëve

Parlamenti francez ka miratuar ligjin që shtrëngon politikat ndaj imigracionit, pas disa muajsh përplasjesh politike.

Siç shkruan BBC-ja, ligji i ri e bën më të vështirë mundësinë që imigrantët të marrin familjarët në Francë dhe ua vonon qasjen në përfitimet sociale.

Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë vlerësuar ligjin si më regresivin në Francë në dekadë.

Ligji pati përkrahjen e partive kryesore në Francë, ndërsa presidenti Emmanuel Macron është akuzuar se po i jep liri partive të ekstremit të djathtë.

Partia e Macronit ka humbur shumicën në parlament në zgjedhjet e 2022-s. Që nga ajo kohë, qeveria ka pasur vështirësi të sigurojë votat në parlament në disa raste.