fbpx

FOTO HISTORIKE/ 108 vjet nga çlirimi i Shkupit nga turqit, në vitin 1912

Më 19 gusht “Times “, raporton kryengritësit shqiptarë me 12.000 burra kishin çliruar Shkupin.

Nga Shkupi grupe kryengritësish marshuan drejt Tetovës, Kumanovës e Preshevës dhe i çliruan edhe këto qytete, duke liruar gjithashtu të burgosurit, shkruan FMimages.net.

Kryengritesit shqiptarë duke hyrë në Shkup, gazeta angleze -THE SPHERE
Ne foto shihen prijësit e Kryengritjes HASAN PRISHTINA, BAJRAM CURRI dhe ISA BOLETINI. “Kush qëllon një plumb vetëm për kënaqësi do të varet: ruani ata për TURQIT”- Ky është urdhër! – HASAN PRISHTINA

Një grup kryengritësish u drejtua për në Velesh

Udhëheqësit kryesorë të kryengritjes të cilët hynë në Shkup ishin, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Zefi i Vogël, dhe Bajram Daklani./FMimages.net

Kryengritesit shqiptarë në Shkup, gazeta franceze-L’Illustration