fbpx

Flakaresh ndaj kryetarit, në mes të skenës

Kryetari i zgjedhur i provincës veriperëndimore iraniane është sulmuar nga një person gjatë inaugurimit të tij.

Motivet e flakareshit ndaj kryetarit të provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit mbeten të paqarta, por është raportuar se ai dikur ka shërbyer si shef i paramilitarëve të Gardës Revolucionare të Iranit dhe në një rast ishte kidnapuar.

Sipas Republikës Islamike të Iranit, ai mori flakaresh për arsye personale dhe s’kishte të bënte në lidhje me zgjedhjen e tij si kryetar.

Kryetari i ri Abedin Khorram, sapo është ngjitur në skenë, sulmuesi që po qëndronte prapa perdeve iu vërsul atij.

Pamja është transmetuar nga televizioni shtetëror i Iranit.