fbpx

Fashisti primitiv serb Vulin, i del në mbrojtje Vuçiqit: Masakra e Reçakut është një “gënjeshtër”

Vulini i cili është nga fashistët më të mëdhenj në Serbi, ka dalur në mbrojtje deklaratave të shefit të tij Vuçiqit i cili dje tha se Masakra e Reçakut është një trillimi i shqiptarëve dhe Perëndimit.

“Vuçiqi ka guximin të tregojë të vërtetën. Shiptarët nuk e kanë falur kurrë. Reçaku është një gënjeshtër, e vendosur dhe e përgatitur për të justifikuar krimin e bombardimeve të NATO-s. Rasti i Reçakut e përjashtoi gjithashtu gjykatën e Hagës nga procesi i Millosheviqit, sepse është vërtetuar se shiptarët i tërhoqën kuformat, i veshën anëtarët e vrarë të UÇk-së me rroba civile, hoqën armët“.

Të enjten, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të frikshëm dënimin me dy vjet burgim të ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq, për deklaratat e tij ndaj shqiptarëve në masakrën e Reçakut.