fbpx

Erdogan padit rivalen politike ngase e krahasoi atë me Netanyahun

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka ngritur padi të enjten kundër rivales së tij politike që e kishte krahasuar atë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Një vendim të tillë lideri turk e mori pasi që deputetja Meral Akshener, nga radhët e partisë nacionaliste “Iji Parti”, kishte thënë në Parlament gjatë kësaj jave se Erdogani përdor taktika të ngjashme me shefin e Qeverisë izraelite për ruajtjen e pushtetit.

Ajo kishte specifikuar se versioni izraelit i Erdoganit, Benjamin Netanyahu, nuk heziton t’i vërë në shënjestër jetët e civilëve dhe fëmijëve për t’i kurthuar rivalët e tij politikë dhe për ta ruajtur karrigen e tij.

Këto komente, presidenti turk i cilësoi si “jomorale”, ndërsa ka thënë se Netanyahu kurrë nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë mik i Turqisë. Në padinë e ngritur, Erdogani ka kërkuar kompensim prej 30 mijë eurosh për dëmin e shkaktuar.