fbpx

Erdogan njofton tërheqjen e tij nga politika: Këto zgjedhje do të jenë të fundit për mua

Presidenti turk, Tajip Erdogan, tha se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit për të, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, këto janë zgjedhjet e mia të fundit,” tha Erdogan.

“Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai nga Anadolu.

Erdogan, politikani më i jetëgjatë i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.Ai ka fituar një sërë që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj 2023.