fbpx

Eminem sensibilizon gjithë botën me këngën e re

Reperi me famë botërore Eminem ka publikuar një këngë të re me titullin “Darkness” ditën e sotme.

Ai njihet për kengët e tij shumë të goditura me tematika aktuale që prekin të gjithë personat.

‘Në çdo skenë, ti je ylli im’, Barack Obama uron me fjalët më të bukura Michelle për ditëlindje

Në këngë ai dënon gjithë ngjarjet e shumta kriminale që kanë ndodhur dhe do të ndodhin përderisa armët e zjarrit janë kudo.

Vecanërisht pamjet e videoklipit dhe vargjet e tekstit të këngës bazohen në ngjarjen e natës së 1 tetorit të vitit 2017.

Stephen Paddock hapi zjarr ndaj një turme koncerti në festivalin e muzikës Route 91 Harvest në Las Vegas.

Ai vrau 58 njerëz dhe plagosi 413, por për shkak të panikut të krijuar numri i të dëmtuarve shkoi 869 persona.

Paddock, një burrë 64-vjeçar nga Mesquite, Nevada, gjuajti më shumë se 1100 fishekë municioni nga suita e tij në katin e 32-të të “Mandalay Hotel Bay”.

Të shtënat ndodhën midis orës 10:05 dhe 10:15 pasdite dhe rreth një orë më vonë, Paddock u gjet i vdekur në dhomën e tij nga një plagë me armë zjarri, ku ka kryer edhe vetëvrasje.

Motivi i tij mbetet zyrtarisht i papërcaktuar se çfarë e ka shtyrë ta bëjë këtë akt.

Gjatë vitit 2017 ndodhi një vrasje masive Incidenti është vrasja masive në historinë e Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Eminem e mbyll këngëns me dy fjali: “Kur do të mbarojë e gjithë kjo? Kur personat do të mund ta kuptojnë”.