fbpx

“E pluribus unum” – Ç’kuptim kanë fjalët latine në të dyja anët e stemës së ShBA-së

Ndonëse në Shtetet e Bashkuara mbizotëron gjuha angleze, në stemën e Shteteve të Bashkuara ka fjalë të një gjuhe tjetër – gjuhës së lashtë latine.

E përdorur për herë të parë në vitin 1782, stema përdoret për të vërtetuar dokumente të caktuara që lëshohen nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara. Nga viti 1935, të dyja anët e kësaj steme ndodhen në kartëmonedhën 5-dollarëshe.

Stema përdoret edhe në dokumente zyrtare si pasaporta, dokumente ushtarake, nëpër ambasada dhe në flamuj të ndryshëm. Edhe Stema e Presidentit të Shteteve të Bashkuara është e bazuar drejtpërdrejt në stemën shtetërore.

Kur shikohet mbarë, në stemë shihet një shirit që e mban në gojë shqiponja kokëbardhë, simbol i ShBA-së. Në shirit janë fjalët në gjuhën latine “E pluribus unum”, që në gjuhën shqipe e kanë kuptimin “nga të shumtët, një”.


Në anën tjetër të stemës ndodhen edhe më shumë fjalë në gjuhën latine. Përreth një piramide me majë të papërfunduar dhe me një sy të vendosur në trekëndësh shihen fjalët “Annuit cœptis” në pjesën e sipërme, ndërsa “Novus ordo seclorum” në pjesën e poshtme.

Kuptimi i fjalëpërfjalshëm i togfjalëshit “Annuit cœptis” është “ka favorizuar” ose “ka miratuar” (sipërmarrjet tona), nga latinishtja, annuo – miratoj, dhe coeptum – nisje, sipërmarrje.

Në pjesën e poshtme, fjalët “Novus ordo seclorum” e kanë kuptimin “rendi i epokave të reja.

Sidoqoftë, për shkak të kontekstit si mbishkrim i vendosur mbi “Syrin e Providencës”, përkthimi standard i të dyja frazave është: “Providenca i ka favorizuar sipërmarrjet tona”.

Fjala “providence” e ka kuptimin e një force a ndikimi që nuk ka prejardhje njerëzore dhe që nga disa besohet se e kontrollon jetën e njerëzve.