fbpx

Djali më i famshëm i shkollës, nuk njihet 30 vite më pas

Zack Morris ishte djali më i famshëm i gjimnazit Bayside, në serialin “Saved By The Bell”. Por sot, aktori Mark-Paul Gosselaar, i cili interpretonte këtë personazh, ka ndryshuar aq shumë sa nuk njihet më.

49-vjeçari ishte i ftuar në një event mbi serialet e viteve ’90 në SHBA dhe u paraqit me flokë të errëta, ndryshe nga çfarë ishim mësuar ta shikonim në “Saved By The Bell”.

Ky serial pati 86 episode dhe u bë shumë i famshëm në të gjithë botën, përfshirë vendin tonë. Në të interpretonin Mark-Paul (Zack), Mario Lopez (AC Slater), Dustin Diamond (Screech Powers), Tiffani Thiessen (Kelly Kapowski), Elizabeth Berkley (Jessie Spano) dhe Lark Voorhies (Lisa Turtle).