fbpx

Djali i Halit Gecit: Ishte vendim i Adem Jasharit, që varrimi i babait të shtyhet për 28 nëntor

Djali, i mësuesit Halit Geci, Lulzim Geci duke folur për vrasjen e babit të tij më 26 nëntor të vitit 1997 nga forcat serbe, ka treguar se ishte Adem Jashari, i cili kërkoi që varrimi të bëhet me 28 nëntor.

Ndërkohë, Geci ka treguar edhe se udhëheqës të shteti asnjëherë nuk kanë shkuar për vizitë tek vendi i Halit Gecit.

Përjashton, disa vizita të Fatmir Sejdiut në kohën kur ishte më rrezik, ndërsa tani thotë ai nuk kemi të bëjmë më një situatë të njëjtë.

‘Një gjë që mduhet me thonë se po mbren, është fjala për Fatmir Sejdiun i cili ka ardh kur ka qenë koha ma e vështirë, por tash në liri asnjëherë. E as pasardhësit e tij nuk kanë qenë kurrë, në atë vend ku e ka vu gur themelin Adem Jashari, për formimin e nëntorit 3’të. Përjashtim Lëvizja Vetëvendosje, vitin e kaluar’ tha ai.

Ndryshe, Lulzim Geci ka treguar se përveç statusit të dëshmorëve që e gëzojnë, dhe disa dekorata që janë marrë nga organizatat e dala të pasluftës, ndonjëherë nuk janë dekoruar nga ndonjë udhëheqës i shteti.