fbpx

Diktatori në panik/ Lukashenko i kërkon ndihmë nga Putin për sigurinë në Bjellorusi

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko thotë se Rusia ka pranuar të ofrojë ndihmë për sigurinë në vend në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake.

Lukashenko po përballet me protesta masive për zgjedhjet e diskutuara të 9 gushtit.

Mijëra protestues u mblodhën para televizionit shtetëror të Shtunën, duke kërkuar mbulimin e plotë të demonstratave.

Trazirat shpërthyen pasi Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi në zgjedhjet e javës së kaluar, rezultati i të cilave u kontestua mes akuzave të përhapura për manipulime votash.