fbpx

Dhurohet një autoambulancë për Komunën e Skënderajt nga një mërgimtar

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, bënë pranimin e autoambulancës së 7-të të siguruar nga bashkatdhetari në Suedi, Blerim Selimi nga fshati Kuqicë.

I cili përveç komunës së Skenderajt ka dhuruar edhe tri autoambulanca për komunat e tjera në Kosovë.

Kryetari Bekim Jashari me këtë rast ka falënderuar Selimin dhe spitalin e qytetit Jönköping në Suedi.

Ai ka thënë se si komunë krahas pranimit të këtyre autoambulancave nga donatorët, janë në procedurë të blerjes edhe të një autoambulance tjetër si dhe furgonit për nevojat e transportit të pacientëve që janë në hemodializë.