fbpx

Deputeti ukrainas në Asamblenë Parlamentare: Kosova është Evropë

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Oleksii Goncharenko, deputet ukrainas mbështeti anëtarësimin e Kosovës.

“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, në gjuhën shqipe ka thënë “Kosova është Evropë”