fbpx

Dëbora në juglindje, deri në 30 centimetra në Dardhë

Reshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në juglindje të vendit. Nga informacionet e deri më tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 centimetra, prej kilometrit të 7 e në vazhdim. Qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Ndërsa në Voskopojë, bora arrin deri në 10 centimetra. Mbrëmjen e djeshme, 4 automjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës, por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin.

Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.