fbpx

Debati për Shengenin Ballkanik, Vuçiç flet pas kthimit nga Tirana: Ja çfarë fiton Serbia

Tre ditë pas kthimit nga Shqipëria ku u zhvillua Samiti i Tretë i Shengenit Ballkanik, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat në Beograd ka folur rreth përfitimeve që do të ketë vendi i tij kur të vihet projekti në jetë.

“Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është që ata të fitojnë lirinë e lëvizjes, që bizneset tona të fitojnë më shumë. Nëse do të zvogëlonim vonesat e kufijve, do të kursenim 2.5 miliardë Euro në total, për Serbinë të paktën një miliard. Imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Serbi për ato para. Ne do të tërheqim shumë më shumë investitorë sepse ata do të ndjehen shumë më mirë në një treg pak më të gjerë.

Investitorët shikojnë ku ka më pak korrupsion. Ata do të vijnë kryesisht në Serbi. Kemi infermierët e parë që kthehen, edhe pse pagat e tyre janë akoma të ulëta” deklaroi ai. Projekti i Shengenit Ballkanik ka shkaktuar debate të forta, pasi Kosova nuk ka pranuar që të bëhet pjesë.