fbpx

CNN: Lideri i Koresë së Veriut në rrezik për jetën pas operacionit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raportohet se i është nënshtruar një operacioni kardiovaskular më 12 prill pasi shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të pirjes së duhanit, mbipeshës dhe punës së tepërt.

Lajmi u raportua nga mediat e Koresë së Jugut dhe pse kjo është “mohuar” nga autoritetet në Seul.

Megjithatë nga Veriu nuk ka sinjale që tregojnë probleme serioze shëndetësore të Kim.

Ndërkohë sipas burimeve në administratën amerikane, udhëheqësi thuhet se është “në rrezik të madh” pas operacionit.

Mësohet se ai po qëndron në një vilë në malin Kumgang, një vendpushim në qarkun lindor të Hyangsan. Kirurgjia u krye në një spital lokal.

“Kim ka shfaqur probleme kardiovaskulare që në gusht të 2019 dhe se situata ishte përkeqësuar pas vizitave të përsëritura në malin Paektu ” , tha një burim.

Kim ishte shfaqur disa herë mbi kalin e tij të bardhë në malin, simbol të familjes dhe i shenjtë për të gjithë kombin.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar sesi Kim së fundmi ka folur për mungesën në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 Prill: një episod që kishte ngjallur dyshime për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjithashtu në vitin 2014 udhëheqësi u zhduk për më shumë se një muaj, duke ngritur dyshime për shëndetin e tij.