“Çmendet” shqiptari, rrëmben 25 emigrantë në pyjet greke

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi, që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “Twitter”, ku shihet duke “arrestuar” emigrantë dhe refugjatë, raportojnë mediet greke.

Në videon e publikuar, ai ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka futur 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit. Ai ka shkuar deri aty sa i akuzon ata se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë.

Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot.Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Pas publikimit të videos, shqiptari është lokalizuar dhe arrestuar bashkë me dy grekë, shkruajnë mediet fqinje.