“Bukë misri, gjizë dhe groshë”, Rama ia “shtron” në Dibër me gatimet e Dashurisë

Kryeministi Edi Rama, pas Burrelit është ndalur në Dibër për të kaluar mbrëmjen e djeshme.

Ai ka zgjedhur të hajë darkë në një nga bujtinat më të mira, ku serviren gatimet tadicionale si: fasule, bukë misri, gjizë dhe lëng thane.

Rama nuk i ka kursyer batuat gjat vizitës së tij në Dibër duke thënë se këtu  po shpërthen bujqësia me ndihmën e qeverisë.

“Kjo është dashuria. Është dashuri dhe quhet Dashuri. Këto janë groshët këtu. Bukë misri me gjizë. Dhe lëng thane e përpunuar të Dibrës. Në Dibër bujqësia është në shpërthim.” tha Rama.