fbpx

Biznesmeni kërkon kamarierë me 2200 euro neto në muaj plus bonuse nëse nuk pinë duhan (dhe shkojnë në palestër)

Një ofertë pune me pagë mbi mesataren (2200 euro neto në muaj) dhe bonuese që synojnë mirëqenien e punonjësve. Kjo është ideja e Christian Gallonetto, një restaurator nga Bressanone në kërkim të “kameriereve me përvojë në funksion të sezonit të verës”, të cilave ai u ofron, përveç kontratës së punës, edhe tre orë ushtrime fizike në palestër (të përfshira në 40 orë punë në javë) dhe një bonus për ata që e lënë duhanin gjatë pushimeve në klub.

Gallonetto, i njohur tashmë në Bressanone për iniciativat e tij alturiste, prezantoi ofertën e punës për restorantin “Villa Resi” në Varna. “Doja të nisja një sfidë për të gjetur staf kompetent, në një periudhë kur është gjithnjë e më e vështirë”, shpjegon sipërmarrësi për gazetat lokale. “Paga që unë ofroj është mbi mesataren për një kamarier që tashmë di të bëjë punën e saj dhe që nuk ka nevojë të mësohet asgjë, padyshim me orët jashtë orarit të paguar veçmas”.

“Për më tepër, fokusohem në mirëqenien fizike, sepse në praktikë e paguaj punonjësin për të trajnuar dhe për të lënë duhanin. Për mua është e rëndësishme t’i bëj njerëzit të kuptojnë se një trup i shëndetshëm funksionon më mirë në simbiozë me mendjen, largon stresin dhe problemet, duke rritur përfitimin e punës”.