fbpx

Austria përgatitet të kontrollojë Islamin politik dhe nazistët

Qeveria austriake po përgatitet të fillojë një program për të monitoruar muslimanët në vend me qëllim luftimin Islamit politik.

Eshtë një iniciativë e paralajmëruar nga qeveria e mëparshme austriake në janar të këtij viti, ndërkohë organizatat islamike dënuan një qëndrim të tillë anti-islam të politikës së atëhershme radikale të krahut të djathtë.

Partia qeverisëse austriake në pushtet (OVP) ka njoftuar se do të ngrihet një qendër dokumentacioni për të mbledhur të dhëna në luftën kundër antisemitizmit, racizmit, radikalizmit të motivuar fetarisht dhe për të monitoruar aktivitetet e elementeve të Islamit politik

Vjena zyrtare dëshiron të monitorojë punën e të gjitha shoqatave muslimane, xhamive dhe aktiviteteve kulturore, me cilat institucione ajo dëshiron të bashkëpunojë.

Qendra e parë dhe e vetme e dokumentacionit në Austri është themeluar në vitin 1963 si pjesë e luftës kundër nazizmit dhe për nevojat e hetimit të formacioneve neo-naziste. Plani i saposhpallur u atakua me kritika të shumta sepse në atë kontekst ai e vendos nazizmin dhe Islamin në të njëjtin nivel.