fbpx

“Ata na lanë në terr” VV akuzon qeveritë e kaluara përmes videos së re, harron reduktimet 6 me 2 nën qeverisjen e Kurtit

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një tjetër video ku temë ka sektorin e energjisë.

Në këtë video VV ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë, ndërsa akuzon qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës.

“Ata na lanë në terr”, “ne do të jemi në ballë të detyrës”, thuhet mes tjerash në video.

Në këtë video nuk janë përfshirë reduktimet e mëdha që iu kthen Kosovës në fund të kësaj vere për shkak të mungesës me energji elektrike. Për disa javë vendi u përball me reduktime të rrepta të rrymës. Në shumicën e zonave, sipas KEDS-it reduktimet ishin 6 me dy.

Në videon e re të VV, në përshkrim thuhet se “Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”.

Për gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrike si dhe shtrenjtimin e faturave në kohën e qeverisë Kurti, VV ka shpjeguar krizën energjetike në Evropë, duke e arsyetuar edhe gjendjen e vështirë në Kosovë.