fbpx

“Armët bërthamore të NATO-s të dërguara në Poloni do të ishin cak primar”, kërcënon Kremlini

Armët bërthamore të NATO-s do të bëheshin cak primar për Rusinë, nëse ato do të dërgoheshin në Poloni.

Këtë deklaratë e ka bërë Sergei Ryabkov, zëvendësministër i Jashtëm duke thënë se lëvizje të tilla nuk do të garantonin më shumë siguri për shtetit polak, raporton The Telegraph, transmeton KlanKosova.tv.

Krahas tij edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se dërgimi armëve bërthamore në Poloni do të bëheshin objektiva legjitime në rast të një lufte me NATO-n.

Ka qenë Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko që ka thënë se Rusia ka dërguar “disa dhjetëra” armë bërthamore taktike në vendin e tij.