Antitankë e avionë luftarakë, Ukraina tregon forcën mes tensionit

Në ditën kur SHBA kishte parashikuar se Rusia do të sulmonte Ukrainën, parashikim që nuk doli, forcat ushtarake të këtij vendi zhvilluan një stërvitje masive, ku u përdorën armatime të rënda.

Një ndër armët më të veçanta të përdorura në këtë stërvitjen ishin antitankët që iu dhuruan Ukrainës nga Britania e madhe si pjesë e përpjekjeve të perëndimit për të ndihmuar këtë shtet që të mbrohej nga ndonjë sulm i mundshëm.

Reuters shkruan se pavarësisht njoftimit se Rusia ka nisur tërheqjen pranë kufirit, sërish janë më shumë se 150 mijë trupa ruse të grumbulluara.