fbpx

Ambasadori i Ukrainës në Beograd: Qytetarët tanë na pyesin pse e mbështesim Serbinë e jo Kosovën- duhet ta ruajmë të drejtën ndërkombëtare

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkac ka thënë sot për shkak se duhet të ruajnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, nuk e njohin Kosovën.

Ai tha për RTS  se  ata nuk duan të shkelin parimet.“Ndonjëherë qytetarët tanë na pyesin pse ne e mbështesim Serbinë dhe jo Kosovën sepse Kosova e mbështet Ukrainën dhe Serbia jo, ne themi se problemi nuk është dallime, por çështje parimore. Ne duhet të ruajmë parimet e së drejtës ndërkombëtare”, tha Tolkac.

Kjo fundjavë shënon dy vjet që kur Rusia pushtoi Ukrainën, një konflikt që ka marrë dhjetëra mijëra jetë.