fbpx

Ambasadori britanik reagon për vendimin e Manastirit të Deçanit: Demonstron guxim politik

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ky vendim, Hargreaves ka thënë se demonstron guxim politik dhe përkushtimin për sundim të ligjit.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili demonstron guxim politik dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves në platformën “X”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka urdhëruar Regjistrin Kadastral të Kosovës që të procedojë tutje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit.