fbpx

Aksident tragjik në Kanada, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë!

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në Kanada, si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se viktimat janë Klis dhe Simon Dresha (kushërinj), të cilët janë goditur papritur nga një makinë tjetër, në Mississauga, Ontario, rreth orës 22.00.

Në aksident mësohet se janë përfshirë 3 automjete, ku për pasojë, njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje dhe tjetri në spital.