fbpx

Abdixhiku: Sot kishte dhunë policore – si ministër i Infrastrukturës refuzova të nënshkruaj kontratë për letërngjitësin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar mënyrën se si sot janë arrestuar aktivistët e PSD-së gjatë protestës së tyre në kundërshtim të letërngjitësit prej 5 euro që do të paguhet për regjistrimin e veturave.

Ai e cilësoi këtë si dhunë policore ndaj kundërshtarëve politikë.

“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik. Pamjet e sotme sjellin dëshpërim”.

“U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv”.

I pari i LDK-së tha se e mbështet këtë protestë, duke e shtuar se ai e kishte kundërshtuar të nënshkruajë një kontratë të tillë sa ishte Ministër i Infrastrukturës, njofton Klankosova.tv.

“Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushtet”.