fbpx

Ilir Mirena: PDK duhet ta përjashtojë vëllain e sulmuesit të Sylës, pasi me komente nxiti sulmin fizik

Gazetari dhe analisti i njohur, Ilir Mirena, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duhet të distancohet nga zyrtari i saj, Bekim Jupa dhe të përjashtohet nga strukturat e partisë, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Ilir Mirena ka thënë se PDK duhet të distancohet nga zyrtari i saj Bekim Jupa.

Sipas tij, Jupa duhet të përjashtohet nga strukturat e partisë.

“Jupa s’mund të gjykohet për aktet e të vëllait, por ai para disa ditësh me komentet e tij kundër Valon Sylës, është bashknxitës në sulmin fizik që është bërë ndaj Sylës”, ka shkruar ai.

Bekim Jupa i kishte komentuar ditë më parë Valon Sylës në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke e quajtur “langarec”.