3-vjeçarja shpëton mrekullisht, qeni i saj e mbrojti për 24 orë

Australia nuk po gjen qetësi, ndërsa rajoni i Uellsit të Ri është djegur nga zjarret masive në rajonin perendimor të Pilbaras reshjet e shiut ditët e fundit kanë bllokuar të gjithë zonën duke bërë të pamundur kalimin në rrugë.

Mes këtyre katastrofave natyrore ishte humbur një vajzë e mitur 3-vjeçare dhe qeni i saj të cilët janë gjetur pas 24 orësh në afërsi të shtëpisë ku banonin.

Teksa forcat e emergjencës kanë gjetur vajzën mes baltës së krijuar nga reshjet masive të shiut, mësohet se nuk ka lëndime në trup, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë, pasi edhe qeni ishte pranë saj, dhe akoma vazhdonte ta mbronte atë, ka treguar policia.

“Për fat të mirë, Matilda dhe qeni i saj tani janë kthyer në familjen e saj,”– ka deklaruar Policia e Australisë Perëndimore.

Kim Massam, lideri i policisë së Pilbara, vlerësoi ata që u përfshinë në këtë kërkim, dhe qenin e vajzës, i cili “qëndroi me të gjithë atë kohë”.