fbpx

12 gjeneralë rusë të vrarë – Numri më i madh që nga Stalingradi

Gjatë luftës në Ukrainë, Rusia humbi 12 gjeneralë. Numri më i lartë i gjeneralëve të vdekur rusë që nga Stalingradi. Diferencë domethënëse, krahasuar me nëntë oficerë të lartë amerikanë, të cilët humbën jetën në 20 vite luftë në Vietnam.

I pari gjeneral rus i vrarë ishte një besnik i diktatorit çeçen Kadyrov, i fundit një ekspert i luftës kibernetike.

I pari u zu në pritë nga një kolonë tankesh drejt Kievit. Magomed Tushayev ishte një besnik i diktatorit Ramzan Kadyrov në Çeçeni, ku kishte një reputacion si “persekutuesi i homoseksualëve”.

I fundit u vra më 2 maj pranë Izyum-it, në një shkollë që është bërë komanda e avancuar e Ushtrisë së Dytë në Donbas: Andrei Simonov, 55 vjeç, ekspert i luftës kibernetike, humbi jetën kur raketat ukrainase goditën një kolonë prej 30 automjetesh të blinduara.
Eksperti i luftës kibernetike, Andrei Simonov

Midis gjeneralit të parë të vrarë dhe të fundit, një duzinë gjeneralësh të tjerë rusë vdiqën në “operacionin special”.

“Pothuajse ka mbaruar”, i siguroi trupat e tij komandanti i Ushtrisë së 49-të Yakov Rezantsev në fund të shkurtit.

Për të, gjithçka përfundoi një muaj më vonë, kur gjenerali me dy yje u hodh në erë në një sulm të artilerisë ukrainase pranë aeroportit Kherson.

Lufta e Dytë Botërore

Për të gjetur një vdekje kaq të lartë të oficerëve, duhet të kthehemi 80 vjet mbrapa.

Sipas të dhënave të mbledhura nga historiani Aleksander Maslov, gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 235 gjeneralë sovjetikë vdiqën në luftime.

Por, edhe në periudhën më të keqe, nga qershori 1941 deri në nëntor 1942, kur Ushtria e Kuqe rrethoi Wehrmacht-in në Stalingrad, humbjet mesatare midis gradave të larta të dërguara nga Moska ishin gjashtë gjerenalë të vdekur në muaj. Pak a shumë, shifrat e sotme.

Ushtarët rusë në Wehrmacht
Krahasimi me Afganistanin

Amerikanët, në njëzet vjet konflikt në Vietnam, humbën nëntë gjeneralë, shumica prej të cilëve në bordin e helikopterëve të rrëzuar nga armiku.

Madje edhe në pushtimin e Afganistanit, i cili filloi në 1979, BRSS numëroi jo më shumë se gjashtë gjeneralë të vdekur në gjashtë muajt e parë.

Në Ukrainë, rusët mund të mbështeten në komunikimet moderne të koduara të radiove Azart, por problemi është se ata nuk kanë komplete të mjaftueshme.

Dhe, prej vitesh, CIA ka trajnuar paraushtarakët ukrainas në frontin e Donbasit (përfshirë snajperët) për të kapur armikun.

Gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky, 48 vjeç, parashutist shumë i dekoruar, u vra nga një plumb snajperi në Hostomel, jashtë Kievit, katër ditë pas fillimit të luftimeve.

Gjenerali rus, Andrei Sukhovetsky

Vdekja e tij u vërtetua në një funeral në qytetin port të Novorossiysk në Detin e Zi. Nënkryetari i bashkisë tha se Sukhovetsky “vdiq si hero”.

Konfirmimet e tjera janë indirekte: zhdukja e Vitaly Gerasimov, komandant i Ushtrisë së 41-të, u njoftua nga inteligjenca e Kievit në fillim të marsit.

Disa ditë pas një bisede mes agjentëve të shërbimeve ruse të sigurisë, të përgjuara dhe të bëra publike, ai vërtetoi vdekjen e eprorit të tyre, tashmë veteran i shumë fushatave nga Çeçenia në Siri dhe aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Objektivat

Gjenerali Oleg Mytyaev, 46 vjeç, gjithashtu veteran i luftës së Siri, u vra në Mariupol, pasi forcat ukrainase përgjuan një komunikim që zbuloi vendndodhjen e tij.

Rusët në terren shpesh e gjejnë veten duke përdorur telefona celularë, duke e bërë më të lehtë identifikimin e “objektivave të mëdha”.

Zyrtarisht, autoritetet e Moskës nuk i kanë përmendur asnjëherë këto humbje, të cilat dëshmojnë për vështirësitë e hasura në terren nga ushtria e Putinit.

Gjenerali rus, Oleg Mytyaev

Por, ndoshta, Kremlini nuk duhet të ndihet shumë keq nëse ky lajm bëhet publik. Kjo sepse mund t’i adresohet popullatës si për t’u thënë: “E shihni, nuk vdesin vetëm rekrutët; gjeneralët janë gjithashtu në vijën e parë të frontit dhe sakrifikojnë jetën me ushtarët e tyre”.