fbpx

Foto+Video/ Frikë për trazira? Policia rrethon selinë e PD-së

Në kohën që po zhvillohen punimet e Kuvendit të 11-Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri, Berisha në “Air Albania”, forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Sikurse shihet në pamjet e mëposhtëme disa furgona policie dhe prani e madhe efektivësh vërehet në të gjithë zonën përreth selisë blu. Shtatë furgona policie janë vendosur në hapësirën e sallës së seancave plenare, që është ngjitur me godinën e PD. Ndërkohë që furgonë të tjerë ka edhe ngjitur me Xhaminë e Namazgjasës.

Raportohet se nuk ka trazira, këto janë masa paraprake të marra nga Policia e Shtetit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i kreut të PD, Lulzim Basha.

Më herët delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj.